Retrospektivë e kinematografisë së Maqedonisë

Published by НУФЦ Вардар Филм Скопје on

Nga 04 – 09.10. në kinosallën “Tushkanac” në Zagreb do të prezentohen filmat klasik në produkcion të Vardar filmit. Programi me emrin PANORAMA: Nga thesari I Filmit të Maqedonisë do të përmban filma të luajtur, të Kirill Cenevskit (“Cërno seme”, 1971), Ljubisha Georgievski (“Nën qiellin e njëjtë” 1964; Çmimi I qytetit 1970, “Mali I mërisë” 1968), Stole popov: (“Kali I kuq”, 1981, “Gëzuar vitin” ’49, 1968), Dimitrie Osmanli (“Etja” 1971), Branko Gapo (“Koha pa luftë”), 1969), Branko Bauer (“Tre Ana”, 1959), dhe Zhivorad Zhika Mitroviq (“Mis Ston”, 1958).Manifestimi do të hapet me filmin “Jemi të nemur (mallkuar) Irina”(Baba) nga viti 1973, të artistit dhe regjisorit maqedonas Nikolla Kole Angellovski.

Iniciatotorë të këtij prezentimi të kulturës dhe kinematografisë së Maqedonisë në Zagreb dhe në Kroaci janë Lidhja e minoritetit nacional maqedonas në Zagreb dhe shoqata kulturore e maqedonisë

“Ohridski biser – Perla e Ohrit” në partneritet me Institutin Nacional Kinoteka e Maqedonisë dhe Vardar filmi. Përzgjedhjen e filmave e bëri redaktori I Programit filmik I kinosallës “Tushkanac”, Marko Rojniq.

Misafirë të manifestimit do të jenë drejtori I Kinotekës së Maqedonisë – Vlladimir Angellov dhe drejtori I Vardar filmit Maqedoni – Arsim Ramadani.

Për më shumë lidhur me programin, në linqet në vijim:

www.vardarfilm.mk

www.kinoteka.mk

www.kinotuskanac.hr/cycle/panorama-iz-riznice-makedonskog-filma

www.nacionalnemanjine.hr/iz-riznice-makedonskog-filma


0 Comments

Напишете коментар

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *