Gjashtëdhjetë uniforma ushtarake dhe pushkë të INQF-së “ Vardar Film” Maqedoni u shfrytëzuan në inçizimin e filmit “ I zhdukuri “

Published by НУФЦ Вардар Филм Скопје on

Produkcioni Arb, për nevojat e filmit “ I zhdukuri “ në regji të Arben Thaçit gjatë inçizimit të filmit shfrytëzonte uniforma dhe pushkë nga fundusi i Vardar filmit Maqedoni.Skenat në të cilat aktorët i kishin veshur uniformat dhe I mbanin pushkët e që janë në pronësi te Vardar filmit, ishin të inçizuara në fshatin Gjermë dhe në malin Kodra e Diellit.

Regjisor: Arben Thaçi

Producent: Arben Thaçi

Montazha: Atanas Georgiev

Skenari: Arben Thaçi

Drejtor Fotografie: Vllatko Samoillovski

Muzika: Fatos lumani

Rolet kruesore: Sotirak Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Hajrulaj, Shekerija Buçaj, Afrim Muçaj, Selma Lokaj, Refet Abazi.

Permbajtje e shkurtër:

Nostalgjia dhe malli për vendlindjen, prej Beqirit do të bënin gjysëm njeri, I tërhequr në vehte, I cili në moshë të vjetër, si shoqërues të vetëm të tij do ta gjente në zërin e tij të brendshëm.Marga, e shoqja e tij nga Zvicranuk mundej ta përballon ‘’ mungesën’’ e tij, dhe akoma më shumë nuk mundet ta kupton kundershtimin e tij që ta viziton mëmëdheun (atdheun) dhe familjen e tij. Pas propozimit të Margës, Beqiri vendos që t’i shkruan memoaret si mënyrë e vetme për tejkalimin e gjendjes së tij depresive. Përmes retrospektivës do ta zbulojmë jetën e tij në atdheun e vet, fatkeqësitë dhe dilemat e tij duke filluar nga fëmijëria e deri te momenti fatal I cili do ta detyron që të ikë nga atdheu I tij.Duke lexuar memoaret Marga definitivisht e kupton realitetin për dëshprimin e burrit të vet, kurse ajo tani duhet të vendosë vallë të jeton pa te ose ta lëshon vendin dhe të kthehet në mëmëdhe.  

 


0 Comments

Напишете коментар

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *