• македонски јазик
  • Shqip
  • English

Arkivat sekrete të Shkupit

Published by igor andonov on

“SEKRETET FILMIKE TË ARKIVIT TË QYTETIT” është proekti i INFQ VARDAR FILM – SHKUP, i cili për qëllim ka ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë materiale,shpirtërore dhe kulturore të qytetit të Shkupit. Përmes arkivit dhe digjitalizimit të shiritave të vjetër filmik ( 8 dhe super 8 mm ) nga arkivi shtëpiak i Shkupjanëve, do të ruhen dokumente të vlefshme , të cilat në qoftë se nuk digjitalizohen do te zhduken ( humben ) ose do të degjenerohen dhe do të bëhen të papërdorshme.

Inçizimet arkivore të qytetit të Shkupit të cilat deri më tani nuk janë parë, do të çelin një pamje ( fytyrë ) të re të qytetit e cila me dekada i ka munguar. Ajo në vete i ruan sekretet e këtij qyteti dhe zhvillimin e tij gjatë dekadave. Proçesi i realizimit të këtij proekti fillon me digjitalizimin e materialeve të pranuara përmes shpalljes publike, pastaj kalohet kah montimi i fotografisë dhe zërit.Si dhe projeksioni i filmit të shkurtër për Shkupin, ku protagonistët kryesorë janë qytetarët e thjesht te qytetit të Shkupit.

“Sekretet filmike të Shkupit ” është proekt i mbështetur nga qyteti i Shkupit dhe u realizua në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Filmi i shkurt për Shkupin , me titull “Sekretet e arkivit të Shkupit ” do të ketë projeksionin më 13.11.2019, në ora 18:00 në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Në realitet kjo është tregim emocional për Shkupin dhe Shkupjanët , i treguar ( i shpjeguar ) përmes katër stinët e vitit. Idea e bartësist të proektit është që mos ndikohet plotësueshëm në materialet, të mos bëhet ndryshim në montazhë, por të njejtat të tregohen me dritë reale, të montuara dhe të përgatitura nga vetë protagonistët,disa dekada me mbrapa.

Në realizimin e këtij proekti punuan:

Digjitalizimi dhe përpunimi digjital – Aleksandar Trajkovski, Proekt koordinator dhe rëfyes- Katerina Gabunija, Tonist – Sashko Poter Mitevski, Zëri – Darko Ristovski.   

Categories: Ngjarje