OBJEKTIVËT E INQF “ VARDAR FILM – SHKUP” U SHFRYTËZUAN GJATË INÇIZIMIT TË FILMIT TË METRAZHIT TË GJATË “I FSHEHURI” TË ARSIM FAZLIUT

Zeiss HS   small 4 of 6Produksioni Sejvi, për nevojat e filmit “ I Fshehuri” në regji të Arsim Fazliut gjatë inçizimit të filmit I shfrytëzoi objektivët filmik të serisë ZEISS HIGHT SPEED T.1.4 ME DISTANCA QENDRORE (FOKUSO –RE) 18mm, 25mm,35mm,50mm dhe 85mm.

Filmi “I Fshehuri” është përkrahur nga Agjencioni I filmit.

Produksioni : Sejvi Produksion

Regjia: Arsim Fazlia

Drejtor I fotografisë: Dimo Popov

Rolet kryesore: Naser Rafunja, Gresa Pallaska

Ju dëshirojmë shumë sukses në në pëlhurën filmike dhe me padurim e presim prodhimin final.

(more…)

ОБЈЕКТИВИТЕ НА НУФЦ „ВАРДАР ФИЛМ-СКОПЈЕ„ БЕА КОРИСТЕНИ ПРИ СНИМАЊЕТО НА ДОЛГОМЕТРАЖНИОТ ФИЛМ„СОКРИЕНИОТ„ НА АРСИМ ФАЗЛИА

Сејви продукцион за потребите на филмот „Сокриениот„ во режија на Арсим Фазлиа во текот на снимањето на филмот ги користеше филмските објективи од серијата ZEISS HIGHT SPEED T.1.4 со фокусни растојаниа 18мм,25мм,35мм,50мм и 85мм. Филмот „Сокриениот„ е подржан од Агенцијата за филм. Продукција: Сејви продукцион Режија: Арсим Фазлиа Директор на Read more…

Gjashtëdhjetë uniforma ushtarake dhe pushkë të INQF-së “ Vardar Film” Maqedoni u shfrytëzuan në inçizimin e filmit “ I zhdukuri “

Produkcioni Arb, për nevojat e filmit “ I zhdukuri “ në regji të Arben Thaçit gjatë inçizimit të filmit shfrytëzonte uniforma dhe pushkë nga fundusi i Vardar filmit Maqedoni.Skenat në të cilat aktorët i kishin veshur uniformat dhe I mbanin pushkët e që janë në pronësi te Vardar filmit, ishin të inçizuara në fshatin Gjermë dhe në malin Kodra e Diellit.

Regjisor: Arben Thaçi

Producent: Arben Thaçi

Montazha: Atanas Georgiev

Skenari: Arben Thaçi

Drejtor Fotografie: Vllatko Samoillovski

Muzika: Fatos lumani

Rolet kruesore: Sotirak Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Hajrulaj, Shekerija Buçaj, Afrim Muçaj, Selma Lokaj, Refet Abazi.

(more…)

Kamionat e fundusit të “Vardar filmit” u shfrytëzuan në inçizimin e filmit “Pesëshja e artë” (2).

Qendra filmike “Vardar film” – Maqedoni, si trashëgues I brendit “Vardar film” në fundusin e vet ka kamiona të cilat huazohen për nevojat e prodhimeve filmike.

Produkcioni “Revollushën” – Shkup, për nevojat e tyre gjatë inçizimit të filmit “Pesëshja e artë”, huazoi tre kamiona.Regjisori Goran Trençovski shpjegoi se kamionat janë shfrytëzuar për më shumë dedikime, kurse dedikimet më të rëndësishme janë sin ë vijim:

1.Me skenografin Kirill Spasevskin donim që me besueshmëri ta kapim epokën e viteve të (50 -tat të shekullit 20) përmes paraqitjes së automjeteve në lëvizje dhe automjeteve të parkuara, mes të cilave edhe disa kamionë original.Atëherë në qytete kishte vetëm disa prej tyre, dhe me to dispononin ose komuna, ose APJ-ja ose Shërbimet e brendshme. I njëjtë ishte edhe rasti në Strumicë, ku ndodh edhe rrjedhoja më e madhe e ngjarjes së veprimit në filmin “Pesëshja e artë”.

(more…)

Filma klasik të Maqedonisë, në videotekën e Maks TV-së

Instituti Nacional Qendra Filmike “Vardar Film – Maqedoni “ – Shkup arriti marrëveshje për bashkëpunim  me SHA –   Telekomi i Maqedonisë –  Shkup, për prezentimin e filmave klasik të Maqedonisë, në videotekën e Maks TV-së,   kërkesë kjo e parashtruar nga ana e shfrytëzuesve të Maks  TV-së, shërbimit të TM në teritorin e Republikës së Maqedonisë.Pjesët audiovizuale të prodhuara nga ana e qendrës filmike “Vardar Film” janë të kapshëm për shfrytëzuesit e Maks TV-së, shërbimit të SHA Telekomi I Maqedonisë prej 20.11.2015.

Me pakon e parë filmike në Videotekën e Maks TV-së janë vendosur 15 filma të Maqedonisë dhe ate: “Haj – Faj” me regji të Vlladimir Bllazhevskit (prodhim i vitit 1987); “Tre Ana” film I Branko Bauer (1959); “Gëzuar vitin ‘49” I Stole Popovit (1986); “Mali I Hidhërimit” i Ljubisha Georgievskit (1968); “Tatuazhi” I Stole Popovit (1991); “Australia Australia” i Stole Popovit (1979); “Dae” i Stole popovit (1979); “Deri te fitorja dhe pas saj” I Zhika Mitroviqit (1966); “Mis Ston” i Zhika Mitroviqit (1958); “Nën qiellin e njëjtë” i Miomir Stamenkoviqit dhe Ljubisha Georgievskit (1964); “Atentatorët e Selanikut” i Zhika Mitroviqit (1961); “Republika në flakë” i Ljubisha Georgievskit (1969);  “Fara e zezë” i Kiril Cenevskit (1971); “ Kali i kuq” i Stole Popovit (1981) dhe “Çmimi i qytetit” i Ljubisha Georgievskit (1970).

(more…)